Greqia eshte sivjet destinacioni me pak i preferuar per turistet
gjermane. Sipas nje hulumtimi te Institutit te Ceshtjeve te se Ardhmes
qe u publikua te merkuren ne Hamburg, pavaresisht faktit se tendenca e
shtetasve gjermane per turizem vjen gjithnje e ne rritje, vetem 0.8% e
te intervistuarve kane shprehur deshiren per te vizituar sivjet Greqine.

Lajmi publikohet edhe nga Deutsche ëelle ,qe citon  kreun e grupit te hulumtimit, profesorin Ourlih Reinhart, sipas te cilit numri i gjermaneve qe vizitojne Greqine eshte ulur ne menyre dramatike nga 3.3% para krizes ne vitin 2009 ,ne 1,7% ne vitin e kaluar.

Nje prej shkaqeve te kesaj renie eshte imazhi gjithnje e me negativ per Greqine. Klima antigjermane qe shperthen herepashere ne vend,protestat ndaj kancelares gjermane Merkel pergjate vizites se saj, shkrimet e ndryshme ne media, kane kultivuar nje antipati te dukshme tek greket, sidomos pas presionit te Berlinit zyrtar per reformat e ashpra ekonomike qe duhet te zbatonte Athina ne kembim te nje ndihme financiare nga BE, por qe pjesa me e madhe e se ciles, vjen nga vete Gjermania.

Per keto arsye shume gjermane,ende nuk ndjehen te mirepritur ne Greqi dhe kjo perben nje pengese kryesore. Nga ana tjeter edhe grevat ne sektore te ndryshme te vendit, qe pothuajse nuk rreshtin kurre, rrisin ngurrimin e turisteve te cilet nuk duan te humbasin asnje dite prej pushimeve te tyre.

Se fundmi, ekzistenca e destinacioneve te tjera turistike ne rajon qe jane gjithnje edhe me te lira dhe me konkurente si Turqia, Spanja dhe Italia japin nje mesazh alarmant per Athinen zyrtare qe konsideron turizmin, mjetin e vetem te ekonomise ne kete periudhe krize qe mund te sjelle te ardhura.

Aq me teper qe vetem ne muajin e pare te ketij viti eshte krijuar nje boshllek teper i madh ne te ardhurat e shtetit, fakt qe ka vene ne levizje gjithe aparatin shteteror, ne prag te vizites se re inspektuese te eksperteve te trojkes ne Greqi.

Top Channel