
Ndërsa Jenson Button përgatitet të rivalizojë për një titull të dytë boteror në karrierë në Formulën 1, nën drejtimin e McLaren, e dashura e tij nuk ka nevojë për të garatuar për të fituar “Botërorin” e saj.
28-vjeçarja Jessica Michibata, me profesion modele, tregoi se mbetet një prej femrave më tërheqëse në botë, në setin fotografik të realizuar për llogari të revistës për meshkuj “Esquire”.
Fotot “e nxehta”, me sete veshje intime provokuese, shoqëroheshin nga një intervistë e gjatë, në të cilën modelja japoneze tregonte detaje të marrëdhënies së saj të gjatë me Button, por edhe sekretin e saj për linjat perfekte që gëzon.
”Të qëndrosh në formë është shumë e dhimbshme. Më duhet të stërtvitem çdo ditë në palestër, të bëj joga dhe pothuajse çdo garë tregarësh të gjatë, që përfshin vrapim, not dhe drejtimin e biçikletës”, zbuloi ajo.
Top Channel