Tronditëse, 8-vjeçare shtatzënë

06/02/2013 00:00

Rasti i shtatzënisë së një 8-vjeçarje në Meksikë ka tronditur opinionin publik dhe mjekësinë jo vetëm vendase, por mbarë-botërore.

Rasti i rrallë është regjistruar në shtetin e Jaliskos në Meksikë. Sic raportojnë mediat vendase, vajza e quajtur Dafne, aktualisht 9 vjeç lindi një djalë me peshë 2.5 kilogram më 27 janar të këtij viti.

Si nëna-fëmijë ashtu edhe bebja i saj ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, por ajo që i tremben mjekët është se 9-vjeçarja ende nuk ka kuptuar gjë se cfarë ka ndodhur.

Policia meksikane ka nisur hetimet dhe dyshohet se babai është një 17-vjeçar. Ajo që autoritetet kërkojnë të sqarojnë tashmë është zbardhja nëse bëhet fjalë për përdhunim apo për abuzim me të mitur, që të dyja vepra penale që mund t’i kushtojnë disa vite burg 17-vjecarit që është arratisur.

Rastet e lindjeve të hershme ragjistrohen zakonisht në fisin Wayuu në Kolumbi dhe janë pjesë e kulturës së tyre, por edhe aty nënat-fëmijë nuk kanë qenë asnjëherë nën moshën 10-vjeçare.

Top Channel