Nëntë vjet më parë, Mark Zuckerberg, ishte thjesht një student në Universitetin e Harvardit.

Pas gati një dekade, ai është njeriu që ka revolucionarizuar botën e komunikimit në internet.

Rrjeti i tij shoqëror, “Facebook” është bërë një nga mjetet më të rëndësishme të komunikimit në botë.

Janë më shumë se një miliardë persona që kanë të paktën një adresë aktive në “Facebook”.

Me opisionet e pafundme që të ofron ky rrjet social për të komunikuar me miqtë, për të ndarë foto, komenet e emocione të ndryshme, gjithashtu është nje formë mjaft e mirë marketingu.

Personazhet e njohur, por edhe markat e suksesshme kanë zgjedhur të kenë një profil në “Facebook”.

E para në listën e njerëzve me më shumë “like” është këngëtarja Rihana. Ajo ka arritur të mbledhë më shumë se 66 milion fansa në “Facebook”.

Pas saj, me mbi 65 milion persona që e pëlqejnë është këngëtari “Eminem”.

Ajo sapo është bërë nënë, e këtë moment të vecantë në jetën e saj e ka ndarë përmes fotove me më shumë se 60 milion adhuruesit e saj, bëhet fjalë për këngëtaren Shakira.

Edhe pse nuk jeton më, Michael Jackson vazhdon të jetë i pranishëm në zemrën e fansave të tij.

Në rrjetin social më popullor në botë ai ka rreth 55.5 milion ndjekës. Pas tij vjen këngëtarja ekstravagante “Lady Gaga”, me pothuajse të njëjtin numër ndjekësish, 55 milion.

Lista e 15 njerëzve më të pëlqyer në “Facebook” vazhdon me yllin e Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, këngëtaren Katy Perry e për t’u mbyllur me Megan Fox e Avril Lavinge që kanë rreth 40 milion ndjekës secila.

Ndërsa përsa i përket fotos më të pëlqyer në “Facebook”, rekordi mbahet nga presidenti amerikan Barack Obama.

Ai bëri historinë duke u zgjedhur president i SHBA-së, po ashtu fotoja në të cilën shfaqet duke përqafuar bashkëshorten e tij pas fitores së mandatit të dytë, mori mbi 2 milion pëlqime.

E njëjta foto e postuar nga Obama në “Twitter” u bë postimi më i rishpërndarë në historinë e “Twitter”-it.

Edhe në vendin tonë, shumë njerëz janë të tërhequr nga “Facebook”. Sipas një studimi të ITU-së, rreth 1 e treta e shqiptarëve përdorin këtë rrjet social.

Me pak fjalë, mbi 1 milion shqiptarë të Shqipërisë janë në “Facebook”. E mes tyre nuk mungojnë personazhet e njohur të politikës dhe artit që tregojnë kujdes të vecantë për fanpage-t e tyre.

Në listën e më të preferuarve e kryeson kryeministri Sali Berisha, me 380 mijë pëlqimi, ndjekur nga Adelina Ismaili me mbi 303 mije adhurues në “Facebook”.

Ndërkohë në faqet më të preferuar nga shqiptarët janë kryesisht ato “fanpage”, që kanë për qëllim argëtimin përmes postimeve të ndryshme.

Në listën e më të ndjekurave është edhe faqja zyrtare e shoë të humorit Portokalli. “Jeta osh qef”  është faqja e cila është futur në rekordin “Guiness”.

Ajo ka arritur të mbledhë mbi 1 milionë komente në një status të vetëm. Megjithëse “Facebook” është më popullor, nuk mbetet prapa as “Twitter”. Listën e më të ndjekurve e kryeson Justin Bieber, i ndjekur nga Lady Gaga, Katy Perry, Rihana dhe presidenti Obama.

Top Channel