Organizata terroriste e Hezbollahut kundërshtoi një raport të qeverisë bullgare, që e fajësonte për shpërthimin e vitit 2012 në një autobuz turistësh hebrenj.

Si rrjedhojë, pesë shtetas izraelitë dhe shoferi bullgar mbetën të vrarë.

“Hezbollah”, një organizatë libaneze e vendosur në “listën e zezë” të terrorizmit nga SHBA, Izraeli dhe BE, e cilësoi raportin e Sofjes si “pjesë e fushatës ndërkombëtare të përbaltjes, me qendër Tel Avivin”.

Në raport shkruhej se dy të dyshuar si antarë të degës së armatosur të “Hezbollah”-ut ishin ata që realizuan sulmin.

Në reagim të hetimeve të Bullgarisë, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u shpreh se qëllimi i Hezbollahut është të “ngrejë një rrjet të terrorizmit botëror”, i cili do të vendosë në shenjë të paktën 20 shtete.

Pas sulmit të ndodhur në Burgas, Izraeli fajësoi menjëherë “Hezbollahum” dhe Iranin për këtë vepër terroriste, ndërsa hetimi bullgar konfirmon këto përfundime.

Teherani, ashtu si grupimi libanez, mohojnë pjesëmarrjen.

Top Channel