Gardistët: Bëmë vetëm detyrën

06/02/2013 16:55

Vrasja e Carlo Giuliani-t nga një punonjës policie gjatë një proteste të dhunshme kundër takimit të G8 në Xhenova në 2001 dhe konsiderimi si i pafajshëm i autorit të këtij krimi nga Gjykata e Strasburgut, u soll si kazus në proçesin penal ndaj ish-komandantit të Gardës, gjeneral Ndrea Prendit dhe oficerit Agim Llupo.

Gjatë fjalës së tij para trupës gjyqësore, avokati Genc Gjokutaj deklaroi se në asnjë moment gjeneral Ndrea Prendi nuk ka kryer qitje të drejtpërdrejta dhe se klienti i tij ka zbatuar vetëm ligjin dhe vetëm detyrën.

Pafajësi dhe drejtësi nga gjykata kërkoi edhe avokati i Agim Llupos, Besnik Cerekja. Nderkohë që sipas avokatit Gjokutaj, Ndrea Prendi dhe Garda kanë njoftuar protestuesit, sipas rregullores, që të mos i afroheshin vijës së verdhë.

Në përfundim të konkluzioneve të palëve, gjykata vendosi që pas 40 seancash gjyqësore të shpallë vendimin e saj pas disa orësh, të enjten në orën 11.

Top Channel