13-vjeçari i zhdukur gjendet në Elbasan

06/02/2013 00:00

13-vjeçari i larguar nga shtëpia dy ditë më parë në qytetin e Durrësit është gjetur në qytetin e Elbasanit.

Drejtoria e Qarkut të Durrësit njoftoi se angazhimi i forcave policore dhe shpërndarja e fotografisë së 13-vjecarit në të gjitha komisariatet bëri të mundur gjetjen e Albion Dajës nga Shkozeti, në qytetin e Elbasanit.

Pas kryerjes së veprimeve proceduriale, Albion Daja, nxënës i klasës së shtatë të shkollës publike të Shkozetit i është dorëzuar familjarëve duke i dhënë fund ankthit të familjarëve.

13-vjeçari kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë mëngjesin e së hënës por është larguar po u futur në klasë. Sipas babait, djali nuk ka patur konflikte me askënd, as në familje dhe as në shkollë.

Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të largimit të 13-vjeçarit nga banesa e tij.

Top Channel