Zjarr në një pallat në Tiranë, vdes roja

05/02/2013 00:00

Zjarri i rënë në bodrumin e një pallati i ka marrë jetën rojës së ndërtesës, ditën e martë në zonën e “Ali Demit”, në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një pallat pranë markës së vjetër te lagjja “Ali Demi” ndërsa ka humbur jetën Alfred Mersuli, 47 vjeç, roja i parkingut të pallatit.

Mendohet se shkak i zjarrit është bërë ngrohësja elektrike që kishte përdorur viktima, e cila për shkak të një shkëndije elektrike ka shkaktuar flakët.

Forcat e zjarrfikësve dhe të policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku kanë evakuuar banorët e pallatit, si dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel