Kapet 30 kg drogë në Kapshticë, arrestohet për trafik ndërkombëtar shtetasi grek A jemi të informuar për të drejtat tona në rast se shoqërohemi në
komisariat nga policia, në rast se ndalohemi nga policia rrugore, apo
nëse banesat tona kontrollohen nga organet e hetimit?
Ne librin ‘avokat i vetvetes” pergjigjja e autorit eshte se shqiptaret i dine fare pak te drejtat e tyre, se nje polic rrugor nuk mundet te ndaloje automjetet ne rruge thjesht me argumentin e kontrollit te dokumentave dhe se askush nga autoritetet nuk mund te kontrolloje shtepine e nje te dyshuari pergjate oreve te mbremjes.
Referuar ligjeve ne fuqi avokati Ndue Pjetra, i cili u perball me drejtesine per arrestimin e padrejte te kosovarit Nexhat Mulaj, i mbajtur disa muaj ne paraburgim ne vend te grabitesit serial Viktor Gushi, shprehet ne liber se per te gjitha keto raste qytetaret duhet te sensibilizohen e t’i drejtohen gjykates per shkaktim demi.
Në liber, avokati sjell historite e shkaktimit te demit nga autoritetet ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano apo edhe kontrollin e baneses se quajtur ‘shtepia e verdhe” per llogari te nje hetimit nderkombetar te Gjykates se Hages, rast i cili duhej te perfundonte ne gjykate pasi banoreve te saj u eshte shkaktuar dem moral.
Libri avokat i vetvetes gjithashtu informon qytetaret se ku duhet te drejtohen ne rast se konstatojne shkelje te te drejtave te tyre dhe cilet jane numrat e kontaktit te institucioneve per t’u ankuar.
Top Channel