Gjykata Speciale refuzon lirimin me kusht të Hashim Thaçit, refuzohet garancia prej 50 mijë eurosh Sulmi me bombë ndaj një autobusi në një resort turistik në Burgas të Bullgarisë në korrik të 2012, që i mori jetën pesë turistëve izraelitë dhe shoferit është vepër e militantëve Hezbollah që veprojnë në Liban.
Ky është përfundimi i hetimeve disa-mujore të autoriteteve bullgare. Sulmi është organizuar nga tre persona, dy prej të cilëve me shtetësi australiane dhe kanadeze, ndërsa i treti ishte personi që hodhi veten në erë.
Të tre personat, identitetet e të cilëve nuk janë bërë publikë, mendohet se kanë hyrë në Bullgari një muaj para kryerjes së sulmit. Ministri i Brendshëm bullgar, Tsvetan Tsvetanov deklaroi se dy personat e tjerë janë nën arrest dhe po hetohen imtësisht. Ata dyshohet se janë pjesë e një grupi të lidhur me Hezbollahun.
Lidhur me mundësinë për të parandaluar sulmin, kryeministri bullgar deklaroi se “ishte e pamundur” që autoritetet të binin në gjurmët e aktivitetit terrorist të tre personave nisur edhe nga precedentët zero të të tilla sulmeve në Bullgari.
Top Channel