PS: Krimi i lidhur me policinë

05/02/2013 00:00

Gjendja e kriminalitetit për opozitën është shqetësimi më i madh kohët e
fundit. Për deputetët e majtë në Komisionin e Sigurisë, Ministria e
Brendshme nuk ka ndonjë politike të qartë per te luftuar krimin.

Por ministri i Brendshem Flamur Noka kembenguli ne suksesin e dikasterit qe drejton. “Ne prisnim të dëgjonim cilat ishin politikat ne luften kunder krimit. Krimi ne kete vend eshte ekonomik, eshte politik dhe ky eshte funksionari politik qe duhet te vije te na thote per gjendjen dhe per zgjidhjen”, tha deputeti socialist Arben Isaraj.

“Më gjeni një rast që ka ndodhur një ngjarje edhe është thënë se krimineli ka ikur në drejtim të paditur, siç thuhej dikur. Ma gjeni një rast që ka ndodhur dhe nuk është zbuluar në mënyrë urgjente dhe nuk është vënë para drejtësisë? Ose më thoni se më donit këtu për politikë”, tha ministri Noka.

Ben Blushi i ben nje tjeter analize gjendjes se larte te krimit ne vend, duke e lidhur me historine e armembajtjes pa leje. Blushi sulmoi paaftesine e shtetit per te mbledhur armet qe nga 97 dhe gjithashtu ligjin e ri per armet qe i shton lejet e perdorimit te tyre.

“Ky ligj parashikon që numri i personave që mund të mbajnë armë të rritet dhe po ashtu parashikon që armë të mbajnë ministrat, deputetët, kryetarë komunash, prefektë, në përgjithësi zyrtarët e lartë. Ju jeni edhe ministër edhe deputet. Nëse ky ligj kalon, ju do të mbani arme zoti ministër? Dhe nëse po, për cfarë ju duhet arma për t’u mbrojtur apo për të sulmuar?” tha Blushi.

Por Noka thote se, gjykatat jane ato qe i leshojne mbajtesit pa leje te armeve, ndersa policia i ka arrestuar.  

Top Channel