
Komisioni i Ligjeve, pas debateve mes mazhorancës dhe opozitës, miratoi
të martën në parim me votat e shumicës projektligjin për armët, sipas të
cilit mund të pajisen me armë, përveç deputetëve, ministrave, kryetarit
të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, edhe
zëvendësministrat, prefektët.
Deputetët e opozitës në komision e kundërshtuan projektligjin në fjalë, ndërkohë që sipas deputetit socialist, Fatmir Xhafaj projektligji për armët të kujton Gërdecin, duke shtuar se kjo qeveri nuk e ka moralin të sjellë një ligj të tillë.
“Ky projektligj për armët nuk ka shumë ndryshim nga ligji i parë dhe ai vjen në një kohë, kur po vriten njerëz nga armë që i kanë zyrtarë dhe shpesh nga oficerë. Për çfarë u duhen armët deputetëve, ministrave, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese?” – tha Xhafaj.
Ndërkohë, deputetët e PD i cilësuan krejtësisht të pabaza kundërshtimet e PS, ndërsa deputeti i PD-së, Edi Paloka i cilësuar argumentet e Xhafajt të pabaza, pasi sipas tij policët dhe zyrtarët po vriten nga kriminelët.
Top Channel