
Filmi “Skyfall” me agjentin sekret James Bond është vlerësuar si filmi i
vitit nga gazeta londineze “Evening Standard”, e cila ndau një seri
çmimesh për filmat britanikë.
Filmi i 23-të me protagonist agjentin 007 mori gjithashtu çmimin e filmit më të zgjedhur në videoteka, duke fituar mes 10 filmave që grumbulluan arkëtimet më të mëdha gjatë vitit që lamë pas.
“Skyfall” është emëruar gjithashtu kandidat për filmin britanik në çmimet Bafta, që do të ndahen fundjavën e ardhshme po në Londër.
“Falë suksesit të jashtëzakonshëm të “Skyfall”, një film tërësisht britanik, që do ta kishte zili edhe Hollivudi, viti 2012 nxorri në pah vizionin dhe talentin e një brezi të ri regjisorësh e aktorësh britanikë”, deklaroi Redaktorja e “Evening Standard”, Sarah Sands.
Filmi i radhës, ku agjenti sekret interpretohej nga Daniel Craig, arriti suksesin pasi nën regjinë e Sam Mendes ishte më tradicional dhe larg efekteve speciale që do ta bënin një film komercial më shumë se ç’duhet.
Gjithashtu, në film spikaste motivimi i James Bond, ndryshe nga episodi i mëparshëm “Quantum of Solace”, ku ai u krahasua më tepër me një vrasës sesa me një agjent sekret.
Top Channel