Gjykata Themelore e Prizrenit shfajësoi shtatë të pandehur të akuzuar
për krime lufte gjatë konfliktit të armatosur në vitet 98-99.

Sipas raportimeve të “RTK”, trupi gjykues shpalli të pafajshëm për mungesë provash Ejup Kabashin dhe Sokol Bytyçin, të akuzuar për krime ndaj popullatës civile serbe.

Ndërsa të akuzuarit e tjerë Mustafa Hoti, Milaim Hoti, Naser Hoti, Nexhmedin Berisha dhe Jetulla Kabashi, të akuzuar për ndihmë në kryerjen e këtyre krimeve, u shfajësuan për të njëjtën arsye.

Trupi gjykues përbëhej nga një gjyqtar i EULEX-it dhe dy gjyqtarë vendas, ndërkohë që çështja ishte ndjekur nga një prokuror special i EULEX-it dhe Prokuroria Speciale e Kosovës.

Top Channel