Qeveria hungareze shprehu shqetësimin e saj të thellë mbi agresionin e disa hungarezëve etnikë në Vojvodinë, në Serbinë e Veriut.

Nëpërmjet një komunikate, Budapesti kërkonte hetim të menjëhershëm për sulmet dhe arrestimin e dhunuesve.

Zëvendëskryeministri i Hungarisë, Zsolt Semjen, i cili përgjigjet edhe për diasporën deklaroi: “Këto ngjarje të shëmtuara në Temerin, paraprirë nga agresioni në Novi Sad dhe Becej, rrezikojnë marrëdhëniet dypalëshe në një kohë kur Serbia dhe Hungaria janë pranë një pajtimi historik”.  

Semjen shtoi se “hungarezëve të Serbisë duhet t’i jepet çdo e drejtë e parashikuar nga ligji dhe normat ndërkombëtare të parashikuara për minoritetet”.

Incidentet e fundit që vendosin në shënjestër pakicën hungareze, përkojnë me incidentet e ndodhura në Preshevë, pas heqjes flagrante të një monumenti kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së.

Vojvodina, një krahinë hungareze deri në fund të Luftës së Parë Botërore, popullohet sot nga pothuajse dy milionë banorë, 250 mijë prej të cilëve hungarezë etnikë.

Top Channel