Danimarkë, plumba kritikut të islamit

05/02/2013 18:40

Një prej kritikëve me të vendosur të islamit në Danimarkë, Lars Hadegaard, u vendos në shënjestrën e plumbave të një atentatori të panjohur pasditen e së martës në Kopenhagen.

70-vjeçari nuk u prek nga plumbat dhe gëzon gjendje të mirë shëndetësore, informoi policia daneze. Atentatori trokiti në shtëpinë e Hedegaard i maskuar si një postier dhe e qëlloi disa herë drejt kokës, por pa e shenjestruar.

Hadegaard drejton “Free Press Society” dhe “International Free Press Society” në Darnimarkë. Ai u gjobit në vitin 2011 për një koment fyes ndaj islamit.

Më parë, “IFPS”, një organizatë mediatike e themeluar në 2009, lëshoi një fushatë ndërkombëtare në mbështetje të deputetit holandez, Geert Wilders, anëtar i së djathtës ekstreme dhe propagandues anti-islam.

Danimarka është vendosur edhe më parë në shënjestrën e “tërbimit” të besimtarëve muslimanë, pasi në vitin 2005, një gazetë satirike publikoi një sëri karikaturash të Profetit Muhamed.

Pesë vjet më vonë, një refugjat somalez u përpoq të vriste karikaturistin Kurt Westergaard dhe po në 2010-n, një azilkërkues çeçen tentoi të vendoste një bombë në redaksinë e gazetës.

Top Channel