Gjykata Speciale refuzon lirimin me kusht të Hashim Thaçit, refuzohet garancia prej 50 mijë eurosh Serbia ka emëruar oficerin për lidhje në Prishtinë, Dejan Paviçeviç, në një mbledhje të qeverisë. Ky do të jetë shkëmbimi i parë i zyrtarëve të qeverisë së Serbisë dhe asaj të Kosovës pas marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
Megjithatë, ka qëndrime të kundërta mbi se çfarë është ky shkëmbim, pasi Kosova të dërguarin e saj e quan ambasador në Serbi.
Paviçeviç është jurist në përfundim të doktoraturës së tij dhe që nga vitit 2008 ka punuar si shef i kabinetit në atë që quhej Ministria për Kosovën e Metohinë. Ndërkohë që më pas është emëruar si shef i grupit të bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës.
Detyra e tij, siç thuhet në njoftimet zyrtare, është monitorimi i zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Vet Paviçeviç ka deklaruar më herët se kjo pozitë nuk është si ajo e një ambasadori, pasi Serbia dhe Kosova nuk kanë marrëdhënie diplomatike.
Oficerët për lidhje do të qëndrojnë në ndërtesat e Bashkimit Evropian në Beograd e Prishtinë. Më herët gjatë vitit Kosova caktoi ambasadorin e saj në Suedi, Lulzim Peçi, për të kryer këtë detyrë.
Top Channel