Lady Gaga flinte me asistenten
04/02/2013 12:20
Lady Gaga ka urdhëruar asistenten e saj personale që të flinte me të gjatë turit të koncerteve nëpër botë që 26-vjeçarja ka zhvilluar gjatë karrierës së saj.
Sipas ‘The Sun’, Jennifer O’Neill, e cila e ka paditur këngëtaren e famshme për 225 mijë paund të papaguara për punën, tha se yllit të popit nuk i pëlqente të flinte vetëm.
Asistentja është shprehur se nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me Lady Gaga, por ishte e detyruar të flinte në të njëjtin krevat me “shefen”.
“Nga i gjithë stafi i turit, vetëm unë nuk kisha një dhomë timen në hotele. Kurrë nuk jam pyetur nëse doja një dhomë teke. Nuk kisha aspak privatësi”, theksoi O’Neill.
Top Channel