Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut, vendimi publikohet në Fletoren Zyrtare
Dy banesa janë shkrumbuar në lagjen 12 të qytetit të Korcës. Zjarri i
rregjistruar gjatë orëve të natës ka përfshirë fillimisht njërën prej
banesave privarte dhe më tej flakët janë përhapur duke përfshirë edhe
atë ngjitur saj.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme te konsiderueshme materiale pasi të dyja banesat dy katëshe kanë qenë të banuara.Kanë qenë pikërisght banorët ata të cilat kanë konstatuar flakët dhe kanë dalë menjëherë nga banesat për t’i shpëtuar zjarrit ndërsa flakët kanë përfshirë giithë orenditë shtëpiake deri në diegien e tyre të plotë.
Të alarmuar ata kanë lajmëruar zjarrfiksen ndërkohë që të favorizuara edhe nga era e natës flakët janë përhapur edhe më tepër. është dashur ndërhyrja e tre zjarrfikëseve për shuarjene zjarrit ndërkohë që banorët kanë ngelur në qiell të hapur.
Sipas të dhënave dyshohet që zjarri të jetë përhapur pasi në njërën prej shtëpive pronarët kanë qenë duke kryer punime dhe për t’i ndihmuar muret që të thahen ata ndiznin zjarr i cili më tej është përhapur deri në djegien e plotë të banesave.
Top Channel