Falsifikonin para, 5 në pranga

04/02/2013 00:00

Pesë persona përfunduan në pranga mbrëmjen e së hënës në Tiranë nën akuzën e falsifikimit të kartmonedhave.

Sipas njoftimit të policisë së kryeqytetit, pesë të ndaluarit ushtronin aktivitetin e tyre të paligjshëm në një laborator me pajisje të sofistikuara për falsifikimin e kartmonedhave.

Laboratori ndodhej në afërsi të një shkolle në fshatin Rinas. Për momentin nuk është bërë publike identiteti i të ndaluarve dhe as shuma e parave të falsifikuara që ky grup kriminal mund të ketë hedhur në treg.

Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të mënyrës së funksionimit të grupit, si dhe për zbardhjen e mundësisë nëse ka përsona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Top Channel