Në mesin e gushtit të 2010-s, një vrasje në Tiranë riktheu në ndërgjegjen kolektive historitë e bandave që dikur patrullonin lirshëm nëpër Shqipëri.

Ekzekutimi tipik mafioz i Franc Konomit hapi edhe një herë një nga dosjet më voluminoze e të vjetra të policisë dhe Prokurorisë së Tiranës, atë që mban sipër mbishkrimin “Djemtë e rrugës Bardhyl”.

Brenda saj ndodhet një nga historitë më të bujshme të Tiranës së fillimit të viteve 90′, hasmërinë ndërmjet Gaz Muçës dhe grupit të Naim Zyberit. Viktimat ishin të shumta.

Asokohe, në vitet 90′, në kryeqytet u shfaqën edhe “të fortët” e parë, të cilët nuk ngjajnë aspak me krimin e organizuar të ditëve të sotme.

Të fortët e asaj kohe mjaftoheshin me rrahje ose vjedhje te lehta dhe duke shëtitur me krenari në lagjen e tyre me ndonje motorr te cilet nuk i hasje shpesh.

Rralle here ka ndodhur qe anetaret apo drejtuesit e bandave te arrestohen nga policia pasi ne shumicen e rasteve, jeta e tyre eshte nderprere nga koleget. Kapja e Dritan Dajtit i kushtoi shtetit 4 efektive dhe dhjetera operacione te deshtuara.

Elton Deliu eshte nje tjeter emer qe po lakohet ne media kohet e fundit. Edhe pse i ndjeri nuk eshte me qe ne 2008, pronat e tij jane kthyer ne molle sherri dhe se fundmi moren jeten e shoferit te tij Admirim Sakos.

Shefi i tij ishte vrare ne apartament nderkohe qe viktime ka mbetur edhe e ema e Elton Deliut.

Emiljano Shullazi eshte nje tjeter emer i njohur i aktualitetit policor. Pas shume arrestimeve dhe atentateve, ne veren e vitit te kaluar, Shullazi gezoi vetem dy muaj liri per te rënë serish në prangat e policisë.

Miq dhe te ashtuquqajtur anëtarë te grupit te tij jane vrare ne perplasje te herepashershme në vitet e fundit.

Ne korrik dhe ne shtator te vitit 2011 jane vrarë Sokol Doçi dhe Gilmand Dani. i fundit nga miqte e tij ishte Arlind Fuga qe u ekzekutua ne mars te 2012.

Por, mesa duket historia dhe mbi te gjitha hasmeria mes anetareve apo ish-anetareve te bandave te ndryshme kriminale do te vazhdoje gjate.

Top Channel