Kryeministri serb, Ivica Daçiç ka pranuar se është takuar disa herë me Rodoljub Radulloviç, njëri nga anëtarët e klanit të Darko Shariç, narko-bosit të Ballkanit, i cili është në kërkim nga policia serbe.

Kryeministri serb është gjendur në shënjestër të mediave për këtë gjë, ndërsa ka thënë se nuk ka qenë i informuar që Radullovic ka qenë pjesë e grupit kriminal.

Por, sipas proçesverbaleve të publikuara nga gazeta “Bllic”, ai e ka ditur se kush është personi që e ka takuar disa herë. Kjo ka shkaktuar tensione në Serbi dhe janë kërkuar zgjedhje të reja nga demokratët.

Mediat kanë spekuluar se këto publikime kanë ardhur pikërisht nga partnerët politikë, por zyrtarisht qeveria është e qëndrueshme.

Darko Shariç dhe klani i tij prej 29 anëtarësh është një nga njerëzit më të kërkuar në Serbi. Ai ka qenë person i panjohur për publikun, por ka kryer një numër të madh privatizimesh dhe është bërë i famshëm vetëm kur janë kapur disa tonelata kokainë nga vendet latino-amerikane.

Top Channel