Meta: Jo politikës konfliktuale

03/02/2013 00:00

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi një takim me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim në qytetin e Durrësit, gjatë të cilit shpërndau dokumentin e anëtarësimit në partinë e tij për 150 anëtare të reja.

Duke vlerësuar rolin e gruas në shoqëri, zoti Meta tha se përfshirja e tyre në politikë ndihmon shmangien e konflikteve dhe rrit shkallën e mirëkuptimit: “Kjo forcë politike është e orientuar më shumë se kushdo tjetër drejt qetësisë, stabilitetit, normalitetit dhe pozitivitetit që duhet të ofrojë politika për njerëzit.”

Kryetari i LSI-së u ndal edhe tek votimi i tre ligjeve në parlamentin shqiptar si kusht për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ne do të vazhdojmë të tregojmë shpirtin tonë pro-europian. Nuk e kemi në dorë të ndryshojmë të tjerët, por do të sillemi në mënyrë të përgjegjshme dhe i ftojmë të tjerët të marrin përgjegjësitë e tyre në interes të shqiptarëve”, theksoi Meta.

Top Channel