Korçë, 2 viktima nga aksidenti rrugor

03/02/2013 00:00

Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, në rrethin e Korçës.

Aksidenti i rëndë u regjistrua rreth orës 3 të mëngjesit në vendin e quajtur “Lëndina e Lotëve”, teksa automjeti u përplas me një pemë dhe për pasojë gjetën vdekjen e menjëhershme dy djem 21-vjeçarë.

Elton Bazelli dhe Ermir Spiro u dërguan drejt morgut të spitalit rajonal në qytetin juglindor. Në automjet udhëtonte edhe një tjetër i ri, shok me viktimat, Aldo Naumi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital, duke iu nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.
 
Sipas policisë, shkak i aksidentit ishte shpejtësia e madhe e automjetit që po udhëtonin të rinjtë, ndërkohë që ekspertiza mjeko-ligjore vërtetoi se kishin konsumuar alkool.

Top Channel