Ish-kryeministri kosovar, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka rezervuar ditën e diel për finalistët e spektaklit “The voice of Albania 2”.
Mjellma Berisha, Matej Karaqi dhe Lind Islami morën urimet më të përzemërta nga kreu i AAK-së, për suksesin e arritur në këtë spektakël muzikor.
Haradinaj inkurajoi artistët e rinj, që të vazhdojnë të kultivojnë muzikë të mirë, duke i dhënë të gjitha meritat, për zbulimin e talentëve të rinj, spektaklit “The Voice of Albania”.
Pjesëmarrësit nga Kosova, në spektaklin “The Voice of Albania”, falënderuan Haradinajn për pritjen. Ata e përshkruan me pak fjalë eksperiencën e mirë dhe gjëra të tjera, që kanë përjetuar nga performanca e parë e deri tek ajo e fundit.
Të pyetur nga Haradinaj, nëse do të kishin ndryshuar diçka po të fillonte aventura muzikore nga e para, ata u shprehën se çdo herë ka mundësi për më shumë, por që këtë herë kanë dhënë maksimumin e tyre.
Top Channel