Aflek, regjisori më i mirë

03/02/2013 18:25

Një tjetër ceremoni e rëndësishme çmimesh kinematografike, sjell një tjetër çmim të rëndësishëm për Ben Aflek dhe filmin e tij Argo, duke i vendosur shumë pranë mundësisë për të fituar një ose më shumë çmime Oskar, në naten e yjeve më 24 shkurt, ku do të vlerësohen prurjet më të mira të vitit në kinema.

Aflek është cilësuar, prej kolegëve të tij, si regjisori më i mirë, në ndarjen e çmimeve të regjisorëve, apo “Directors Guild Awards”, një prej ceremonive me më shumë peshë të sezonit të çmimeve hollivudiane.

Që prej vitit 1948, vetëm 6 herë ka ndodhur që fituesi i çmimit për regjisorin më të mirë, të akorduar nga Bordi i Regjisorëve Hollivudianë, nuk ka fituar edhe Oskarin për të njëjtën kategori.

Dhe kjo do të jetë hera e shtatë, pasi këtë vit nuk do të ketë Oskar për Aflek, si regjisor. Mosvlerësimi i tij me një nominim, nga Akademia e Oskarëve këtë vit, shihet si një ndër gabimet më të mëdha të këtij edicioni, i cili do të ndiqet live nga miliona teleshikues, në datën 24 shkurt.

Ndërsa, përsa i përket regjisorit më të mirë në një dokumentar, me çmimin e madh është vlerësuar regjisori suedez Malik Bendjelloul, për “Searching for the Sugar Man”, një film dokumentar, i cili tregon për jetën e mistershme të një këngëtari të njohur amerikano-jugor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA