Shkodër, plagos me armë zjarri kusheririn

02/02/2013 00:00

Një person ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri pasditen e së shtunë në rrethin e Shkodrës pas një konflikti me kushëririn e tij. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Toptan të Komunës Shllak të Dukagjinit, ku Marash Mali ka plagosur me automatik djalin e xhaxhait të tij, Sokol Malin, pas një konflikti të çastit me të.

I plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit të Shkodrës për marrjen ndihmës së parë mjekësore. Sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.  

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ka sekuestruar armën krimit, një automatik kallashnikov dhe është vënë në ndjekje të autorit të plagosjes, i cili është larguar menjëherë pas krimit.

Ndërkohë, kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht motivet e krimit.

Top Channel