SHBA, 45 fëmijë vdesin nga gripi

02/02/2013 04:45

Gripi është ende i përhapur në të 50 shtetet amerikane dhe deri më sot numërohen 45 fëmijë, që më herët kanë qenë tepër të shëndetshëm, kanë vdekur për shkak të kësaj sëmundjeje.

Megjithatë, përhapja e tij duket se sa vjen e po zvogëlohet. Të dhënat e fundit të qendrave të kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve zbulojnë se aktiviteti i gripit ka zbritur në nivelet minimale në 9 shtete, nga Alaska në Florida.

Ndërkohë, në 24 shtete gjendja mbetet shqetësuese, pasi gripi është ende në faza intensive.

Top Channel