
Duke folur në tryezën për rendin dhe sigurinë, Kryetari i Partisë
Socialiste Edi Rama deklaroi se siguria është gur themeli për zhvillimin
e jetës së qytetëruar, ndërsa në vendin tonë krimet kanë arritur në
shifra të frikshme.
“Vrasjet, shpërthimet janë kthyer në një lajm të përditshëm. Veprat penale janë rritur vit pas viti, ndërsa sot Shqipëria ka koeficientin më të lartë të vrasjeve për 100 mijë banorë. Vendi ynë ka numrin më të madh të vdekjeve në rrugë”, theksoi Rama.
Sipas tij, ky shtet nuk ka asnjë shans të fitojë betejën me krimin, ndërsa ashtu si edhe më parë kujtoi se Shqipërisë nuk i mungojnë ligjet, por i mungon ligjshmëria dhe tre pushtetet.
Kreu socialist theksoi se Policia e Shtetit është e rrënuar dhe e braktisur dhe se po përdoret për të punësuar njerëz të afërm me pushtetin.”Në 300 ditët e para të qeverisjes do të prezantojmë një polici ndryshe. Policia sot ka trajtimin financiar më të ulët në të gjithë rajonin”, tha Rama, duke premtuar vendosjen e rendit dhe sigurisë.
Top Channel