Irani godet një bazë ajrore në Kuvajt, raportohet për pesë ushtarë amerikanë të plagosur
Mbi 30 të vdekur dhe dhjetra të tjerë të plagosur është bilanci i përleshjeve mes ushtrisë pakistaneze dhe militantëve talebanë të Tehrek-e Taliban.
Viktimat u regjistruan të gjitha në rajonin veri-perëndimor të Lakki Marvat. 18 të vrarë ishte bilanci i përleshjeve me armë kur një grup militantësh sulmoi një postë ushtarake. Sipas autoriteteve pakistaneze, 12 prej të vrarëve ishin militantë dhe 6 ushtarë.
Ndërkohë, në të njëjtin rajon shpërthimi i dy bombave shkaktoi vdekjen e 15 personave dhe dhjetra të tjerë të plagosur, një pjesë e të cilëve në gjendje të rëndë.
Autoritetet shtuan masat e sigurisë dhe dënuan dhunën, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbardhur nëse shpërthimi i bombave dhe sulmi ndaj postës ushtarake ishin të lidhura me njëra-tjetrën, apo thjesht rastësi.
Top Channel