Mbi 20 mijë persona kanë protestuar të shtunën në Vukovar, qyteti simbol i luftës serbo-kroate të viteve ’90, kundër futjes në përdorim të gjuhës serbe.

Hipoteza për të institucionalizuar gjuhën në fjalë, duke e barazuar me atë kroate, u shtrua pak muaj më parë, pas publikimit të rezultateve të censusit kombëtar.

Nga studimi në fjalë rezultoi se quteti i Vukovarit përbëhet nga 57 për qind popullsi me etni kroate dhe 34 për qind popullsi me etni serbe.

Por kroatët, duke pasur parasysh masakrat që kanë bërë forcat ushtarake serbe, janë shprehur kundër këtij projekti duke manifestuar nëpër rrugë.

Top Channel