Itali, arrestohet bosi i mafias

02/02/2013 16:00

Struktura të ndryshme të drejtësisë italiane kanë mundësuar arrestimin e Domenico Leotta, i konsideruar si një ndër bosët kryesorë të mafias kalabreze.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave 53-vjeçari është arrestuar përmes një bashkëpunimi të prokurorisë së antimafias dhe seksionit të operacioneve speciale.

Leotta, i konsideruar si kreu i klanit të Rozarnos, qytezë në Rajonin e Kalabrisë, i kishte shpëtuar më parë arrestimit në vitin 2010, gjatë një operacioni ku u arrestuan 40 anëtarë të klanit të tij.

Gjithashtu, personi në fjalë konsiderohet përgjegjës për vrasjen e tre femrave, anëtare të klanit, për faktin se ishin penduar dhe ishin kthyer në bashkëpunëtore të drejtësisë.

Për ngjarjen në fjalë, e ndodhur në vitin 1994 në Xhenova, prokuroria lokale ka rihapur hetimet dhe dyshohet që masakra të jetë kryer për të rivendosur ekuilibrat mes familjeve mafioze.

Top Channel