Ikën Clinton, vjen Kerry

02/02/2013 00:00

John Kerry bëri zyrtarisht betimin si Sekretari i ri Amerikan i Shtetit,
duke zëvendësuar kështu në këtë post ish-zonjën e parë, Hillary
Clinton.

Ceremonia private u zhvillua ne Capitol Hill, ne prani të anëtares së Gjykatës së Lartë, Elena Kagan.

Kerry u konfimua te marten ne krye te Departamentit te Shtetit nga Senati me shumice derrmuese votash. Clinton, qe u largua nje dite me pare nga posti pas katër vjetësh në kete detyrë dhe pasi kishte vizituar 112 vende, si Sekretarja e parë e Shtetit gjatë mandatit të parë të Presidentit Barak Obama. Ajo u përcoll me shumë ngrohtësi nga personeli diplomatik i Departamentit të Shtetit dje.

“Vetëm duke qendruar këtu përballë jush, njerëzit me të cilët kam patur nderin të shërbej, të udhëheq dhe të punoj gjatë katër vjetëve të kaluar është një përvojë e pabesueshme””, u shpreh Clinton.

65-vjeçarja Clinton lë postin e kryediplomates amerikane, post që e mbajti për katër vite përgjatë të cilave vizitoi 112 shtete dhe udhëtoi më shumë se 1 milion kilometra, ose 86.8 ditë të kaluara në avionin e saj, një rekord më vete ky. Ajo shihet tashmë si një kandidate potenciale e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Në fjalimin e fundit, Clinton shtoi se drejtimi i Departamentit të Shtetit ishte një eksperiencë dhe sfidë unike.

“Jam shumë krenare për punën që kemi bërë së bashku. Sigurisht jetojmë në kohë të vështira dhe Amerika përballet me probleme komplekse, ashtu sic e pamë dhe nga sulmi mbi ambasadën tonë në Ankara”, iu drejtua Clinton stafit të saj.

Departamenti i Shtetit ka shpërndarë 112 fotografi të Clinton, nga një në çdo shtet që ka vizituar, përfshirë këtu edhe ardhjen historike në vendin tonë. Kur Kerry të fillojë
punën të hënën, Clinton, u shpreh se pret personeli i Departamentit të
Shtetit të tregojë atë përqendrim dhe dedikim me të cilin e mbështeti
atë gjatë katër vjetëve të fundit.

John Kerry është sekretari i
68-të amerikan i Shtetit, që kur presidenti George Washington emëroi
Thomas Jefferson në këtë post në vitin 1789.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta