Irani godet një bazë ajrore në Kuvajt, raportohet për pesë ushtarë amerikanë të plagosur Presidenti francez, Francois Hollande mbërriti në Mali për një vizitë disa-orëshe ku do të takohet me udhëheqësit e përkohshëm të vendit afrikano-perëndimor.
Avioni i presidentit francez u ul në aeroportin e Sevares në Malinë Qendrore. Hollande shoqërohet nga tre ministrat, ai i jashtëm Laurent Fabius, i mbrojtjes, Jean-Yves Le Drian dhe Ministri i Zhvillimit, Pascal Canfin.
Numri një i Elizesë u ndal në Timbuktu, qytetin e mbrojtur nga UNESCO që së fundmi iu rikthye kontrollit të qeverisë pas thuajse një viti nën kontrollin e rebelëve tuaregë dhe atyre ekstremistë islamikë. Ai u prit nga zyrtarë të lartë vendas si dhe nga udhëheqësit fetarë.
Vizita mbërrin tre javë pas ndërhyrjes ushtarake të Francës në Mali, vendim që presidenti francez e cilësoi si të domosdoshëm për të shmangur rënien e kryeqytetit Bamako nën kontrollin e rebelëve si dhe për mbrojtjen e 6 mijë francezëve që jetojnë në ish-koloninë e Francës.
Nisma e Parisit u mbështet nga Britania e Madhe, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa vendet e rajonit u angazhuan me trupa ushtarake në terren. Në pak ditë, forcat franceze dhe ato të qeverisë së përkohëshme të Malit morën kontrollin e zonave veri dhe veri-lindore të vendit duke sprapsur rebelët dhe ekstremistët.
Aktualisht pa rënë nën kontrollin e qeverisë së Bamakos janë vetëm zonat në kufi me shkretëtirën e Saharasë, nga ku mendohet se janë tërhequr rebelët.
Top Channel