Harvard-i pezullon dhjetëra studentë, kopjuan!

02/02/2013 02:05

Universiteti i Harvard-it ka ndërmarrë sanskione akademike mbi dhjetëra studentë, për shkak se kanë kopjuar në provime, gjë që u është njoftuar përmes e-mail-it nga një dekan.

“Më shumë se gjysmës” së 125 studentëve nën hetim, u është kërkuar të largohen për një kohë të caktuar, ndërsa disa të tjerë do të përballen me provat.

Një hetim nisi, kur një tutor njoftoi përgjigje identike në një provim nga shtëpia, për një kurs politik parauniversitar.

Rishikimi u zgjerua, duke përfshirë gati gjysmën e 279 studentëve pjesëmarrës në kurs, bënë të ditur ekipet atletike të Harvard-it.

Korrespondentët thanë se ka patur ankesa se rregullat e provimit për Hyrjen në klasën e Kongresit ishin të paqarta, si dhe nën hetim nga universiteti.

Në një e-mail ndaj anëtarëve të universitetit, dekani i Fakultetit të Arteve dhe Shkencës, Michael Smith, tha se rastet janë zgjidhur tashmë.

“Diçka më shumë se gjysma” e rasteve çuan në kërkesën për t’u tërhequr, tha ai. Sa i përket rasteve të mbetura, gati gjysma e studentëve janë përballur me prova disiplinore, ndërsa pjesa tjetër janë përjashtuar.

Disa prej atyre, që ranë në kurthin e këtij skandali, ishin anëtarë të ekipeve sportive të Harvard-it. Dy zëvendës-kapitenë të Basketbollit janë larguar nga ekipi, ndërsa raportimet e mëparshme në gazetën e universitetit sugjeruan se lojtarë të ekipeve të futbollit, bejzbollit dhe hokejt në akull mund të jenë të përfshirë.

Dekani shtoi se një komitet i brendshëm do të shfaqin më tej rekomandimet se si të promovohet ndershmëria brenda institucionit.

“Është koha për një reflektim dhe aksion të përgjithshëm”, tha Smith. “Jemi përgjegjës për krijimin e një komunitetit, ku studentët tanë studiojnë dhe ku të gjithë synojnë të shkëlqejnë si shkollarë”.

Top Channel