Nëpërmjet një komunikate të shkurtër për shtyp, Catherine Ashton njofton
për ftesën që ju ka drejtuar Presidentëve të Kosovës dhe të Serbisë,
për takimin e 6 shkurtit në Bruksel.

“Përfaqësuesja e Lartë Catherine Ashton ka ftuar në Bruksel Presidentin Nikoliç dhe Presidenten Jahjaga për takime më 6 shkurt. Takimet zhvillohen në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve mes dy palëve”, thuhet shkurt në komunikatë.

Ky takim pritet të shënojë shtrëngimin e parë të duarve mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të Brukselit, ndërkohë që kryeministrat e dy vendeve vijojnë bisedimet e përmuajshme të cilat kohët e fundit janë përqëndruar në zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës.

Top Channel