Varane: Nuk e kisha frikë Barcelonën

01/02/2013 16:05

Raphael Varane zhvilloi ndeshjen perfekte të mërkurën në mbrëmje, kur Reali i Madridit me shumë mungesa në mbrojtje u përball me Barcelonën.

Qendërmbrojtësi 19-vjeçar shpëtoi një gol në vijën fatale, në shumë raste ndaloi driblimet e Leo Messit dhe në fund shënoi me kokë golin e barazimit 1-1 për madrilenët.

Në një intervistë për ‘AS’, francezi theksoi se ndeshja ndaj katalanasve ishte shumë e veçantë për të.

“Zhvillova një ndeshje shumë të mirë, është e pabesueshme. Duhet të zëvendësoja Sergio Ramos dhe Pepe, por nuk kisha frikë aspak sepse luaj me Realin dhe e di që duhet të jem i përgatitur për ndeshje të mëdha nëse vesh këtë fanellë. Tani e kuptoj më mirë se çfarë do të thotë të jesh futbollist i këtij klubi”, shprehet francezi Varane.

Në lidhje me ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit, 19-vjeçari tha: “Me rezultatin 1-1 gjithçka është e hapur dhe do të shkojmë në Camp Nou për të fituar.”

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta