SHBA, 157 mijë vende të reja pune në janar

01/02/2013 15:20

Ekonomia amerikane shtoi 157 mijë vende pune në muajin janar, duke arritur një rezultat lehtësisht më të mirë se parashikimet, ndërsa vendet totale të krijuara në 2012-n u rishikuan ndjeshëm në shifrat e fundit zyrtare.

Në nëntor dhe dhjetor, Departamenti i Punës tregoi se në total janë krijuar 127 mijë vende më shumë nga sa ishte raportuar.

Si rrjedhojë, papunësia në dhjetor ishte 0,1% më e ulët nga raportimet, në 7,8% të forcës aktive që kërkon një vend pune.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2012, një mesatare prej 181 mijë vendesh pune u krijuan në muaj, një shenjë e qartë që rikuperimit që po përjeton ekonomia më e madhe në botë.

Tregëtia, shëndetësia dhe ndërtimi janë sektorët ekonomikë më të etur për punonjës aktualisht, ndërsa industria mbetet në të njëjtat nivele.

Të dhënat e Departamentit të Punës erdhën disa ditë pas publikimit të të dhënave paraprake mbi rritjen ekonomike në tremujorin e fundit të 2012-s, që treguan një rënie surprizë prej 0,1% të PBB-së.

Top Channel