PD: Rama tenton minimin e zgjedhjeve

01/02/2013 18:55

Partia Demokratike akuzoi të premten liderin e opozitës Edi Rama, se po kërkon të minojë zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Zëdhënësja e selisë blu, Laura Vorpsi deklaroi se Rama i është kthyer tezës “Po nuk fitova unë, zgjedhjet nuk njihen”.

“Kryetari i PS, Edi Rama i është rikthyer sindromës së vjetër të sulmit ndaj proçesit zgjedhor me moton tashmë të njohur nga të gjthë shqiptarët: “Po nuk fitova unë, zgjedhjet nuk njihen”.

Edi Rama po kërkon sot atë ndarje mandatesh që e refuzoi pa arsye në KQZ më 23 nëntor. Mjafton vetëm ky moment për të kuptuar jo vetëm papërgjegjshmërinë politike të zotit Rama, por edhe paqëndrueshmërinë psikike që i shtohet çdo minutë e më shumë me afrimin e datës së zgjedhjeve të 23 qershorit.

Sot, kur ndihet më i vetmuar se kurrë, kur aleatët po e braktisin më me shpejtësi sesa socialistët në Këshillat Bashkiakë në të gjithë Shqipërinë, kur ka ngelur në çarkun që ka ngritur vetë me mosvotimin e 3 ligjeve dhe kur ka zhgenjyer përfundimisht njëherë e përgjithmonë çdo shqiptar kudo ku jeton me mosvotimin e ligjeve të integrimit, Rama po kërkon më shumë se çdo herë tjetër të dëmtojë zgjedhjet, pasi edhe vetë ai është i bindur tashmë për humbjen e madhe më 23 qershor”, deklaroi Vorpsi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA