Nigeri, ushtria sulmon militantët islamikë

01/02/2013 21:10

Ushtria nigeriane lajmëroi të premten për vrasjen e 17 militantëve islamikë dhe shkatërrimin e një kampi stërvitor që i përkiste organizatës terroriste të “Boko Haram” në veri të vendit.

Prej vitit 2010, një lëvizje e fuqishme islamike është themeluar në veri të vendit me 140 milionë banorë dhe si rrjedhojë e luftës së deklaruar me shtetin dhe veprimeve terroriste, disa mijëra nigerianë kanë humbur jetën deri tani.

Sipas zëdhënësit të ushtrisë, koloneli Sagir Musa, kampi i rebelëve të “Boko Haram” ishte i fortifikuar rëndë dhe i vendosur brenda një pylli në shtetin verilindor të Bornos.

Goditja e ushtrisë u realizua nga ajri, nëpërmjet helikopterëve të sulmit.

“Boko Haram” nuk ka komentuar ende mbi këtë operacion. Organizata konsiderohet si terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.

Top Channel