Gjermania kundër Francës, rikthehet Klose

01/02/2013 18:20

Mario Klose, Mario Gomez dhe Sami Khedira rikthehen në kombëtaren gjermane, për miqësoren e “luksit” përballë Francës, në datën 6 shkurt.

Golashënuesi i Bajernit dhe mesfushori i Realit, të dy munguan në barazimin pa gola ndaj Holandës në nëntor 2012, për shkak të dëmtimeve, por rikthehen midis 23 lojtarëve të “Manschaft”-it pas rikuperimit të formës së tyre fizike.

Nga ana e tij, “Miro” rifiton besimin e trajnerit Low, pas paraqitjes së shkëlqyer me Lazion, gjatë këtij kampionati të Serisë A.

Grumbullimi i 34-vjeçarit do të jetë një mundësi për të për të barazuar rekordin e Gerd Muller. Klose ka realizuar 67 gola deri tani me Gjermaninë, një më pak se golashënuesi legjendar.

Nga grumbullimi i mëparshëm, mungon mbrojtësi Badstuber për dëmtin, mesfushori i Schalkes, Neustadter për zgjedhje teknike, ashtu si Hotlby i Tottenham.

Futbollistët e grumbulluar për miqësoren me Francën

Portierë
Neuer (Bayern M.), Adler (Hamburg)

Mbrojtës
Boateng, Lahm (Bayern M.), Hummels, Schelzer (Borussia D.), Howedes, Westermann (Schalke), Mertesacker (Arsenal)

Mesfushorë
Ozil, Khedira (Real Madrid), Gotze, Gundogan (Borussia D.), Schweinsteiger, Kroos (Bayern M.), Draxler (Schalke), Bender (Leverkusen)

Sulmues
Klose (Lazio), Gomez (Bayern M.), Muller (Bayern M.), Podolski (Arsenal), Reus (Borussia D.), Schurrle (Leverkusen)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA