Forcohet siguria në Tiranë
01/02/2013 00:00
Forca të shumta policie të sektorit të rendit dhe sigurisë në Drejtorine
e Policisë Tiranë kanë marrë masat urgjente për ruajtjen e Ambasadës
Amerikane, pak minuta pasi kishte ndodhur ngjarja në Turqi.
Pervec efektivit te saj qe ka ne dispozicion, ambasada ka kerkuar ne baze edhe te marrjes se masave, te perforcohet edhe me efektive te policisë shqiptare.
Nje plan i tille, gjithmone vihet ne zbatim sa here nje ambasade e ketij shteti sulmohet ne ndonje vend tjeter te botes. Ne planin e masave policia e kryeqytetit ka parashikuar edhe mosparkimin e asnje automjeti ne afersi te saj, por edhe nje kontroll te vazhdueshem te automjeteve qe do te pershkojne segmentin para murit te saj rrethues.
Top Channel