Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme Deputeti Pandeli Majko ka konfirmuar nga Korça se Partia Socialiste nuk do të ndryshojë qëndrim në lidhje me tre ligjet.
Vizita e komisionerit për Zgjerim, Fyle në fillim të javës në Tiranë, duket se nuk do ta bëjë PS të ketë një tjetër qëndrim në lidhje me këto tre ligje, miratimi i të cilave, thotë Majko, është i lidhur me çështjen e qarkut të Fierit.
“Besoj që qëndrimet tona janë shprehur. Nuk ka asnjë kosto elektorale në këtë histori, që ka filluar nga mazhoranca. Nëse sot kryetari ilegal i qarkut Fier del në konferencë për shtyp dhe jep dorëheqjen nga posti, atëherë proçesi është i zhbllokuar”, deklaroi Majko.
Edhe pse kreu i PBDNJ, Vangjel Dule nuk iu përgjigj ftesës së kreut të opozitës për të marrë pjesë në tryezën e partive opozitare, Majko e ka konsideruar Dulen një mik të mirë
Argumenti se, një pjesë të mirë të aktivitetit të tij politik zoti Dule e ka kaluar në tryezat e opozitës, e bën Majkon të besojë se edhe në vazhdim PBDNJ do të jetë afër PS.
Zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerim, Peter Stano konfirmoi vizitën e Stefan Fyles ditën e hënë në Tiranë, për të biseduar me partnerët e tij në vend.
Në lidhje me mesazhet e kësaj vizite, Stano nuk dha më shumë shpjegime se në deklaratën e shkurtër të Komisionerit në faqen e tij Twitter.
Top Channel