
Ekzistojnë dhe janë identifikuar “neuronet e përkëdheljeve”, ose qelizat
nervore të specializuara në njohjen e prekjes dhe gjithçka tjetër që
ndihmon në perceptimin e kënaqësisë.
Zbulimi është bërë tek minjtë nga një grup studiuesish të koordinuar nga Instituti i Teknologjisë së Kalifornisë, që e ka publikuar në revistën “Nature”.
Prekja me delikatesë e lëkurës, siç ndodh me përkëdheljen, nis një seri stimujsh që përkthehen në tru si ndjenjë kënaqësie.
Mekanizmat neurale të këtij zinxhiri janë identifikuar për herë të parë tek minjtë dhe sipas studiuesve, mund të jenë njësoj tek njerëzit dhe gjitarët.
Identifikimi është bërë i mundur përmes një teknike analizash të bazuar në shprehjen e një proteine specifike, që ka mundësuar lokalizimin e neuroneve që ndizen nga përkëdhelitë.
Zbulimi mund të ndihmojë në zhvillimin e substancave që janë në gjendje të aktivizojnë këta “motorë” specifikë të kënaqësisë, për të luftuar gjendjen e ankthit.
Top Channel