Vrasje e dyfishtë në Elbasan

31/01/2013 00:00

Një krim i dyfishtë brenda familjes ka tronditur qytetin e Elbasanit
mbrëmjen e te mërkures. Pas një konflikti familjar 65-vjeçari Engjëll
Uçaj ka vrarë me armë zjarri djalin e tij 27-vjeçar dhe bashkëshorten e
tij shtatzënë.

Ngjarja e rende eshte shenuar ne lagjen “Sul Paprri” prane postes, ne qender te qytetit te Elbasanit. 27-vjecari Sokol Ucaj dhe gruaja e tij 24-vjecare, shtetase italiane Xhulia Poltofieri kane gjetur vdekjen e menjehershme nga plumbat e marre. Policia ka ndaluar 65-vjeçarin, nderkohe qe po punon per zbardhjen e plote te shkaqeve te krimit te rende.

Sipas deshmive ne polici te familjareve, 27-vjecari qe pas kthimit nga Italia nje vit me pare ushtronte dhune te vazhdueshme ndaj babait te tij. Pasditen e se merkures Engjell Ucaj ishte paraqitur ne polici per te denoncuar dhunen e vazhdueshme qe djali ushtronte ndaj tij. Edhe pse eshte thirrur ne polici 27-vjecari pas kthimit ne shtepi ka dhunuar serish të atin.

65-vjeçari, permes nje telefonate, ka kerkuar serish ndihmen e policise dhe ne momentin qe uniformat blu kane mberritur, ai ka shtene mbi djalin dhe nusen e tij, duke i lene te vdekur ne vend, me pas ka hapur deren dhe eshte dorezuar. 27-vjeçari Sokol Ucaj do te percillet të enjten per ne banesen e fundit, nderkohe qe trupi i gruas se tij do t’u dorëzohet familjarëve dhe do të varroset në vendin e saj, në Itali.

Top Channel