Vlorë, 37-vjeçari i vë flakën vetes

31/01/2013 00:00

Një 37-vjeçar nga Vlora ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve
të marra nga vetëdjegia me benzinë. Sipas burimeve policore, Fatmir
Hysi, 37 vjeç, banor i lagjes “24 Maji” është vetëdjegur me benzinë në
prani të familjarëve të tij.

I riu vuante prej kohësh nga depresioni dhe kjo kishte qenë hera e katërt që tentonte t’i jepte fund jetës. Familjarët e tij janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë dhe e kanë dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Vlorës.

Mjekët kanë konstatuar se 37-vjeçari ka pasur dëmtime të rënda të organeve të brendshme dhe djegie gati në të gjithë trupin. Me gjithë përpjekjet e bluzave të bardha Hysi nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë pak orë pas mbërritjes në spital.

Top Channel