Truket për trafikimin e drogës

31/01/2013 00:00

Kartelet që trafikojnë drogën janë të organizuara, por edhe policia nuk
mbetet pas, duke ua vështirësuar jetën atyre, përmes zbulimeve dhe
konfiskimeve të ngarkesave të narkotikëve.

Kështu, për t’u shpëtuar kontrolleve në pika kufitare, aeroporte e dogana, trafikantët kanë shpikur një metodë të re, të paparë më parë, fshehja e drogës tek të brendshmet.

Metoda e re nuk ka kaluar gjithësesi pa u vënë re nga agjentët e doganave amerikane, të cilët pasi kanë arrestuar trafikantët u kanë bërë atyre foto, të cilat ua kanë shpërndarë dhe mediave.

“Stili” i ri vjen pas atyre të mirënjohur si fshehja e drogës në shollën e këpucëve, tek parafangot e makinave, etj.

Top Channel