SHBA, tani gripi ndiqet në Twitter

31/01/2013 00:00

Të tregosh gjendjen shëndetësore në Twitter mund të ndihmojë shumë
mjekët të ndjekin përhapjen e një sëmundjeje, si për shembull gripet
stinore.

Një grup studiuesish të universitetit John Hopkins prej kohësh përdor faqen e mikroblogjeve më të famshme në botë për të vlerësuar intensitetin dhe kapacitetin e penetrimit të sëmundjeve të ndryshme infektive tek popullsia.

Lajmin e bën të ditur “Wall Street Journal”, me titullin: “Tani doktori të ndjek në Twitter”.

Merita e kësaj metode të re është marrje e informacioneve të dobishme  në kohë reale, nga një numër i madh pacientësh me epidemi të ndryshme, në mënyrë më efikase dhe ekonomike krahasuar me sistemet tradicionale.

Një proçedurë kjo që deri më sot i është besuar agjencisë federale që merret me këtë argument, Center for Disease Control and Prevention.

Top Channel