Pas akuzave të Marco Materazzi-t, ish-mbrojtës i Interit, i cili kishte thënë se suedezi kritikon gjithmonë shokët e skuadrës, ka ardhur edhe përgjigja e Zlatan Ibrahimovich.
“Mendoj se Materazzi duhet të jetë mëse i lumtur, sepse falë Zidane u bë shumë i famshëm, – ka deklaruar Ibra. – Madje duhet ta falënderojë Zidane, sepse nëse është bërë kaq i famshëm, nuk është ngaqë fitoi Kupën e Botës, apo se ka luajtur tek Inter, por falë Zizu-së”, tha ai.
Në veçanti, duke folur për goditjen e famshme me kokë gjatë finales Itali-Francë në Botërorin e 2006-s, ylli i Paris Saint Germain tha se “mund të ndodhë, edhe unë kam bërë shumë gabime të çmendura në fushë”.
“E gjithë bota – vazhdoi ai, – e njeh mirë Zidane. Kur luante, ishte futbollisti më i mirë në botë. Për ta ndalur, nuk mund të përdorje teknikat e futbollit, duhej ta provokoje, jam i sigurt se është provokuar. Për një moment humbi kontrollin dhe bëri atë që dimë të gjithë”.
Top Channel