Gjykata Speciale refuzon lirimin me kusht të Hashim Thaçit, refuzohet garancia prej 50 mijë eurosh Greqia është përfshirë përsëri nga një valë grevash në sektorë të
ndryshme të vendit. Nga mëngjesi i së enjtes në grevë 24 orëshe ndodhen
drejtuesit e mjeteve të sherbimit publit,te autobuseve, tramvajit,
trenave dhe disa pjeseve të metrose se kryeqytetit.
Gjithashtu spitalet do te punojne me personel sigurie. Unioni i Sindikatave te sektorit publik ka ndaluar punen per disa ore ne shenje solidarizimi me sindikatat e mjekeve dhe te nenpunesve spitalore.
Nderkohe vazhdojne greven e tyre per te nenten dite rrjesht punonjesit e kantiereve detare te Elevsines te cilet kane me shume se 13 muaj pa u paguar. Anijet do te ngelen te ankoruara ne porte per 48 ore rrjesht pasi marinaret kundershtojne reformat qeveritare ne kete sektor.
Ne greve 24 oreshe jane edhe nenpunesit e Sherbimit Elektrik Kombetar te vendit. Ndalime pune do te kete edhe ne shkollat e arsimit te mesem dhe te ulet.Ne protestat para ministrive perkatese dhe me pas para parlamentit vendin kryesor e zene thirrjet dhe parrullat ndaj masave shternguese dhe reformave qeveritare qe kane si synim reduktimin e pagave ,pensioneve dhe pushimet nga puna.
Te merkuren protestues militante te partise komuniste kane hyre me force ne zyrat e ministrit te Punes Janis Vrutsis dhe policia ka kryer me shume se 35 arrestime duke perdorur dhunen.
Pasi ka marre me shume se 46 miliardë euro ndihme nga kreditoret e huaj Athina zyrtare ka filluar me zell te madh te zbatoje reformat e kerkuara nga BE-ja dhe FMN-ja, duke ulur ndjeshme te ardhurat, duke rritur taksat, ndersa papunesia ka shkuar ne mbi 26%. Masat kane gjetur ne menyre te herepashershme kundershtimin e sindikatave, ndaj dhe grevat dhe protestat e dhunshme janë bërë të zakonshme tashme në Athinë dhe qytetet e tjera te vendit.
Top Channel